“Shpërthen” moderatorja shqiptare: Nuk ngeli profesor e doktor pa fol për c*cat, kofshet e b*then e Roneles

Ronela Hajati ka ndezur diskutime të shumta me paraqitjen e saj në Eurovision.

Ka pasur reagime të shumta nga fytyrat publike.

Edhe moderatorja e emisionit, “Goca dhe Gra”, Fatma Haxhialiu, në status në Facebook tha se nuk ka mbetur person nga të gjitha fushat që nuk ka folur për kofshët, cicat dhe b*thën  e Ronelës.

Gjithashtu, shkroi se edhe doktorët duhet të ulërasin për shëndetësinë se populli po vdes si minj dyerve të spitaleve apo edhe për analfabetizmin në vend.

Statusi i plotë:

“Jallaaaaah belaaa, nuk ngeli profesor e doktor pa fol per cicat, kofshet e b*then e Roneles.

Nje barre me shkolle e shkoni merreni me analiza peshe trupi e cicat e grave…e pra ky eshte problemi i VERTETE ne THELB ne kete vend !!!

Ne vend te analizave profesionale ne punet tuaja, ne vend qe te ulerini per nje shendetesi me te mire, se po vdesim si minj dyerve te spitaleve, ne vend qe te ulerini per shifrat skandaloze te analfabetizmit ne vend, ne vend qe te flisni per drejtesine mjerane, ne vendin e kapur nga te fortet, shkoni e merreni me performanca eurovizioni, akoma nuk jeni nginjur me gjinj te zhveshur grash, nuk keni faj, ne thelb kaq banal jeni .

Kjo performance provokoi, evokoi dhe shperfaqi edhe njehere frustrimin seksual te nje populli incestual qe akoma ka turp te shikoje veten lakuriq ne pasqyre!

Te tjerat (qe as nuk me shqetesojne), jane llafe kafesh me vra kohen, mqs e kemi me tepri si popull!”, shkroi ajo.