Shpërthen granata, ndërron jetë një fëmijë, motra në gjendje të rëndë shëndetësore

Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë në Bulqizë dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një granate dore.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur teksa dy fëmijët po luanin në afërsi të shtëpisë, ku kanë gjetur një granatë luftarake, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë ka humbur jetën një nga fëmijët 10 vjeç dhe është plagosur rëndë motra e tij 8 vjeçe.

8-vjeçarja është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.