Prishtinë

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, lëndohet një person

Gjatë ditës së djeshme, në një lokal në Prishtinë është raportuar një shpërthim. Pas daljes në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se ka nisur hetimet se si ka mbërrijtur deri tek shpërthimi i bombolës së gazit, me ç’rast është lënduar një person. I njejti është dërguar në QKUK, për të marrë trajtimin mjekësor. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

 Raportohet se në një lokal, ka shpërthyer një bombolë gazi. Si pasojë një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.