Shpërthen bombola e gazit në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë”, ka bërë të ditur Kelani.

Sipas tij, nga ky shpërthim fatmirësisht nuk ka të lënduar, përderisa edhe njësiti i Policisë së Kosovës është në vendin e ngjarjes.