Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë e akuzoi ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke i thënë se, “Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës. Albin Kurti është në rrugën e duhur. Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit. Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, ka shkruar ai në Twitter
Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe ish kryeministri Haradinaj iu përgjigj Ramës qartë edhe prerë: “I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
E në platformat sociale tashmë kanë filluar shakatë me deklararën e Edi Ramës dhe lavdatat e tij ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti. Meqenëse kredibiliteti i Edi Ramës në Kosovës është gati në pikën zero për shkak të rolit të tij në agjendën e shkëmbimit territorial me Serbinë, gjë e cila Ishte konfirmuar edhe nga Presidenti i Serbisë, miku i Ramës, Aleksandar Vuçiq. Një nga shakatë është pikërisht edhe kjo fotografi ku shihet në foto Edi Rama dhe Albin Kurti, dhe në të cilën shkruan “Mos u bofsh me t’lavdu Rama, se tu ka lujt nana”. Kjo shaka i referohet thënies se një plaku kosovar.








