Shpërndahen protestuesit në Zveçan

Protestuesit në komunën e Zveçanit janë shpërndarë, njofton ekipi i T7.

Ata kanë qenë para komunës që nga orët e mëngjesit, por për shkak të shiut protestuesit u shpërndanë.

Më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga KFOR-i që të vendosë forcat e tij në rrugët e Zveçanit, në mënyrë që “Policia e Kosovës të mos afrohet dhe të ngrejë tensione”.