Një prej militantëve me të cilët u tall e gjithë Kosova pas festës me goma, Mon Neziri, u bë pjesë e kabinetit të kryetarit të ri të Mitrovicës, Faton Peci.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mon Neziri, përmes një postimi në profilin e tij, shkruan “Jepi zë”.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nga sot, më datë 18.12.2025, do të jem pjesë e kabinetit të Kryetarit, z. Faton Peci, në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Jam thellësisht falënderues dhe mirënjohës ndaj Kryetarit për vlerësimin dhe besimin e dhënë”, ka shkruar ai.

Se çfarë pozite do të mbajë në kabinet ai, nuk ka treguar.

Kujtojmë se festa e fitores në balotazhin e Mitrovicës u tall për javë të tëra, e madje u kthye edhe si temë në emisionet humoristike.