Shpenzimet për mbushje telefonike, ja sa para shpenzoi Arbërie Nagavci për tre muaj

Nënkryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e shtatë, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në tre mujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar 106.03 euro mbushje telefonike.

Ani, pse me vendim të Kryesisë së Kuvendit, vitin e kaluar nënkryetari i Kuvendit mund të shpenzojë deri në 100 euro në muaj mbushje telefonike.

E, deri në maj të vitit të kaluar limiti për mbushje telefonike për nënkryetar të Kuvendit ka qenë 250 euro.

“Nënkryetarja Arbërie Nagavci në muajin janar ka shpenzuar 33.86 euro, në muajin shkurt 38.31 euro dhe muajin mars 33.86 euro”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës për FrontOnline.

Tashmë në legjislaturën e tetë, Nagavci është zgjedhur ministre e Arsimit.

Në përputhje me Vendimin e  Kryesisë së Kuvendit, vetëm Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit ju sigurohen numra Post-paid dhe ju mbulohen shpenzimet e bëra në përputhje me vlerën e lejuar.