“Shpendi u pat harruar që në Prishtinë është kryetar, pandemia e ‘shpëtoi me fytyrë’”

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrare, Mevludin Krasniqi, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u pat harruar që në Prishtinë është kryetar dhe se pandemia e “shpëtoi me fytyrë”.

Krasniqi shkruan se do të mbahet mend suficiti shumë milionësh i buxhetit të komunës në udhëheqjen e tij.

“Ai flet edhe për bordet, e bordet e ndermarrjeve komunale i ka mjerim!

Si qeveriset Prishtina, është një shembull që s’duhet ndjekur”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

SHPEND AHMETI U PAT HARRUAR QË N’PRISHTINË ËSHTË KRYETAR!

PANDEMIA E “PSHTOJ” ME FTYRÉ!

Në njërën anë do të mbahet mend veç suficiti shumë milionësh i buxhetit të komunës në udhëheqjen e tij, e nevoja për investime në Prishtinë në “çdo centimetër” në anën tjetër!

Ai flet edhe për bordet, e bordet e ndermarrjeve komunale i ka mjerim!

Si qeveriset Prishtina, është një shembull që s’duhet ndjekur!