Komuna e Prishtinës ka vendosur që në këtë vit të dekorojë Prishtinën më herët se zakonisht.

Komuna e Prishtinës ka nisur të vendos bredhat për festat e fund vitit. Kontraktori që fitojë tenderin për zbukurimin e qytetit ka sjellë disa bredha në shesh.

Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Ahmeti është kritikuar shumë viteve të fundit se e ka dekoruar me vonesë kryeqendrën. Ahmeti arsyetohej duke thënë se janë procedurat e prokurimit ato që po bllokojnë. Megjithëkëtë, në Komunë kanë thënë se në këtë vit, dritat do të ndezën me 1 dhjetorë. Madje, Komuna kishte hapur tender për këtë punë që në fillim të këtij viti.

Gjatë ditës së djeshme është hapur thirrja nga Komuna për aplikim për Tregun e Fundvitit.

PRite N’shesh 2020, Tregu i Fundvitit (Verë n’Dimën) dhe dekorimi për festat e fundvitit këtë vit pretendohet të vijnë me shumë risi.

Kriteret në thirrje kësaj rradhe janë për dy lloje të aplikimit:

Aplikim i bizneseve të cilat dëshirojnë të marrin shtëpizat që i posedon dhe i vendos në shesh Komuna e Prishtinës;
Aplikimi i bizneseve të cilat dëshirojnë që vet të i ndërtojnë shtëpizat e tyre dhe ti vendosin në sheshin e qytetit.