Shpend Maxhuni: AKI nuk është përgjegjëse për kontrollimin e këshilltarëve të Presidentit

Sot shefi i Intelegjencës së Kosovës (AKI), Shpend Maxhuni ka raportuar para Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së.

Në mes tjerash shefi i AKI-së ka raportuar për punën e këtij insitucioni dhe për emërimin e kryeinspektorit të AKI-së, se pse ende nuk ka një emërim të ri në këtë pozitë të rëndësishme.

Maxhuni është pyetur edhe për agjentin e BIA-s serbe, Branislav Nikoliq i cili për tri vite ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Para deputetëve, shefi i Intelegjencës ka thënë se, nuk është detyrë e AKI-së të kontrollojë këshilltarët e presidentit të Shtetit. /Ballkani.info/