Prishtinë

Shpend Ahmetit i duhen partnerë të rinj për ta qeverisur Prishtinën

“Jepi krah Prishtinës” ishte motoja e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje nën petkun e së cilës Shpend Ahmeti kishte fituar zgjedhjet për kryetar të Prishtinës. Edhe atë për herë të dytë.

Me këtë moto ai në fokus kishte shumicën e këshilltarëve në asamble komunale pasi që në mandatin paraprak VV nuk e kishte shumicën në asamble.Me entuziazmin e shumicës së numrave, Ahmeti filloi mandatin e dytë si kryetar, por pas ndarjes së VV-së edhe Shpend Ahmeti mbeti pa shumicën në Kuvendin komunal pasi që gjysma e asamblsitëve kanë mbetur në Vetëvendosje ndërsa pjesa tjetër në PSD që tashmë udhëhiqet nga Ahmeti.

Ahmeti përveq mungesës së numrave në asamble ka mbetur edhe pa drejtorë pasi që dy nga ta janë shkarkuar sepse i takojnë VV-së ndërsa i treti Yll Rugova ka thënë për Ballkani.info se më nuk do të jetë drejtor në komunën e Prishtinës.

Njohësit e rrethanave të zhvillimeve komunale por edhe monitoruesit e asambleve të komunës e shohin të pashmangshme lidhjen e koalicioneve të reja me ndonjë partitë që janë në opozitë dhe se sipas tyre cdo koalicion eventual lokal është sinjal se do të ketë bashkëpunim në nivel qendror.Kështu mendon Rasim Alija nga Demokracia për Zhvillim, sipas të cilit Ahmeti e ka vetëm këtë mundësi për lidhjen  e ndonjë koalicioni me ndonjërën nga partitë.

Aktualisht PSD është në koalicion me AAK-në dhe AKR-në. Sipas tij viti i parë i mandatit të dytë të kryetarit Ahmeti, është jo i dobishëm. Ai mendon se për këtë  mund të ketë ndikuar polemikat dhe sulmet ndërmjet ish bashkëpartiakëve.

Se largimi nga bashkëqeverisja e drejtorëve të Vetëvendosjes është e pashmangshme për koalicione të reja mendon  edhe Besian Beha asamblist i PSD-së.

Ai tha se janë të hapur edhe për PDK-në dhe LDK-në.Sipas tij drejtorët e VV-së janë shkarkuar për shkak se ka pasur mungesë bashkëpunimi.

Por PSD duket se do të ketë vështirësi për të gjetur partnerë për të qeverisur në komunë.Të paktën kështu mund të thuhet për LDK-në pasi që asamblistja e saj Fiknete Bejta mohon në mënyrë kategorike se do mund të jenë në bashkëqeverisje me Shpend Ahmetin. Sipas saj,  brenda grupit parlamentar të tyre ka demokraci dhe disa vendime merren edhe si individë.KosovaPress ka intervistuar edhe asamblistin e Vetëvendosjes në Kuvendin komunal në Prishtinë Eman Rrahmani.

Ai ka ankesa ndaj kryetarit Ahmeti duke thënë se nuk u ka dhënë hapësirë që të punojnë drejtorëve të VV-së të cilët janë shkarkuar.Dje kryetari i Prishtinës ka thënë se ka shkarkuar drejtorët e Vetëvendosjes pasi që siq ka thënë ai gjendja e krijuar në komunë duhej zhbllokuar.