Shpend Ahmeti vizitë në Iowa, pritet bashkëpunimi në shumë fusha
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nisur viztën e tij dy ditore në kryeqytetin e Iowa, Des Moines në ShBA.
Ahmeti ka bërë me dije se në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruajë binjakëzimin e dy kryeqyteteve tona, transmeton Indeksonline.
Statusi i tij i plotë në Facebook:
Sot filluam vizitën dy ditore në kryeqytetin e Iowa, Des Moines në ShBA. Poashtu, sot do të nënshkruajmë binjakëzimin e dy kryeqyteteve tona. Numri përafërsisht i njejtë i banorëve na mundëson bashkëpunim në shumë fusha. Do të fillojmë me arsim e shëndetësi e edhe siguri në bashkësi.