Shpend Ahmeti thotë se taksa mbetet në fuqi

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmëruar të reciprocitetit.

“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merr një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik. Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu”.

“Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Daçiq çdo të dytën ditën del me çnjohje të blera dhe natyrisht se pa u heq arsyet nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise as asnjë gjë”.

Sipas Ahmetit epilogu i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë.

loading…



Chat conversation end
Type a message…