Shpend Ahmeti takohet me Mathew Palmer në Washington

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës në Washnington të Shteteve të Bashkuara, ka takuar zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer.

Ahmeti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qendror dhe qëndrimet e PSD-së për temat e rëndësishme në Kosovë.

“Marrëdhëniet me SHBA-të janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ahmetit në Facebook.