Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka shkruar për parandalimin e koronavirusit duke kërkuar që qytetarët të qëndrojnë brenda në shtëpi.

“Rri N’shpi, e mbroni edhe vetën edhe të tjerët. Nuk është koha me minimizu rrezikun e as me tregu trimëri”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu ka theksuar që kjo masë e parandalimit është duke u treguar efektive në çdo shtet.

“Fakti që je i ri ndoshta nuk të rrezikon ty por mund të jetë fatal për të tjerët”, tha ai.

Masa më efektive që po raportohet në çdo shtet – #rriNshpi
E mbroni edhe vetën edhe të tjerët. Nuk është koha me minimizu rrezikun e as me tregu trimëri. Fakti që je i ri ndoshta nuk të rrezikon ty por mund të jetë fatal për të tjerët. #bërrylat

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 12, 2020