Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur Vetëvendosje e quante të turpshme mbulimin e simboleve në targa të automjeteve.
Marrëveshje kjo që ishte arritur në mes të palës serbe dhe asaj kosovare më 2016.
E pas situatës së krijuar në veri dhe bisedimeve në Bruksel, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nga VV kanë arritur një marrëveshje të njëjtë, për të mos thënë identike me atë të vitit 2016.
Atëbotë Lëvizja Vetëvendosje këtë marrëveshje e quante të turpshme, kjo për shkak se sipas tyre kërkohej mbulimi i simboleve.
“Nënkryetarja Aida Dërguti për marrëveshjen e fundit në Bruksel. Kjo marrëveshje që kërkon mbulimin e simboleve të Republikës në targa, është e turpshme, si çdo marrëveshje që ka sjellë Qeveria “Pronto” këto 5 vite”, thuhej në shkrimin e VV-së, publikuar më 18 shtator 2016.







