Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka thënë se pronari do ta largojë nga banesa, meqenëse nuk ka para që ta paguajë qiranë shkaku i pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se mesazhe të tilla po shtohen dita-ditës, derisa ka drejtuar kritika në adresë të Kuvendit e Qeverisë.

Sipas Ahmetit, qytetarët po mbesin jetim, meqenëse Qeveria po merr masa pa kurfarë kriteresh.

“Mesazhet si kjo po shtohen dita ditës e kuvendi nuk mblidhet.  Qeveria merr masa pa kurfare kriteresh, ndërsa qytetarët mbesin jetim.  Kfillnu!”, ka shkruar Ahmeti.