Shpend Ahmeti nga Partia Social Demokrate ka thënë se subjektet tjera nuk kanë ofruar plane konkrete për mënyrën e qeverisjes së ardhshme.

Ahmeti është shprehur i bindur se me Prishtinën e kanë dëshmuar se dinë të qeverisin pastër, njofton Klan Kosova.

”Edhe në Veternik po punohet. Ne po flasim për korrupsion, nepotizëm falimentim të ndërmarrjes. Të tjerët nuk flasin për ndërmarrjen publike banesore, nuk flasin për Termokosin. Ne e kemi dëshmuar me Prishtinë se mund të qeverisim pastër. Po ta ketë PSD në qeveri ne ju garantojmë që paga minimale do të jetë 250-të euro”.

”Nuk mund të bëhem marksist për marksistat, myslimanë për myslimanët, unë kërkoj të mbrohen të drejtat e punëtorëve sepse Kosovën e shohim si një shtet ku mund të bashkëjetojmë dhe se kemi pak dinjitet karshi Serbisë. Kur kemi dalë nga Vetëvendosje e kemi ditur çfarë sulmi do të na vijë. Na i ofrojshin edhe gjashtë ministri por nuk kemi dashtë. Në këtë situatë kur e kemi parë Ramushin është i domosdoshëm”.

Shpend Ahmeti foli në Analizën Zgjedhore edhe për premtimet që kandidati i PDK-së Kadri Veseli po bënë në lidhje me legalizimet, njofton Klan Kosova.

”Kur të dalin rezultatet, qëndrimet do t’i marrim bashkë. Për shkak të mungesës së diskutimeve për politika, Kadri Veseli thotë ligje që janë tashmë. Thotë do t’i bëjnë legalizimet 1 euro, në ligj është ai legalizim. Nuk mjafton vetëm ndryshimi i fytyrës që del përpara por duhet të shohim edhe qëndrime”.

loading…