Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se këtë javë mund t’ia shohim fundin pandemisë së koronavirusit.
Ai përmes Facebook ka përshëndetur qytetarët e Prishtinës dhe u ka uruar një javë të mirë.
“Mirëmëngjes o njerëz të mirë. Po fillojmë një javë po shpresoj me shumë lajme të mira dhe duke filluar me ja pa fundin kësaj pandemie. Good morning Prishtina!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.







