Shpend Ahmeti paralajmëron balotazh në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se kryeqyteti do të shkojë në balotazh.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u shpreh se është ndryshe vota pa qenë kandidat për kryetar.

Siç shkruan ai, “do ta dorëzojë mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor”.

“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenë kandidat.  Megjithatë votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor”, shkruan Ahmeti.