Shpend Ahmeti nuk e kupton hezitimin e LDK-së dhe VV-së për dialogun

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në Rubikon të KTV-së ka thënë që ende nuk ka arritur ta kuptojë hezitimin e dy grupeve më të mëdha opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes për të qenë pjesë e Ekipit Negociator.

“Veç nëse e ka Vetëvendosja inatin që i ka ardhur prej PSD-së”, thotë ai.

Ahmeti tha se roli i presidentit nuk mund të jetë arsye meqë edhe po të shkohet në zgjedhje, ashtu siç po kërkohet, presidenti nuk preket. Sipas tij, me ligj presidenti Thaçi nuk mund të udhëheq me bisedimet.

“Nëse ky është ligji për negociata, ai e ka rolin si president dhe jo si udhëheqës për negociata. Jo, jo… e ka rolin e presidentit sepse ne me ligj nuk mundemi me ia heq rolin që ai e ka. Edhe nëse shkojmë në zgjedhje, rolin e presidentit nuk mundemi me ja heq”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, çdo po bëhet për vota dhe po bëhen kalkulime elektorale në ndërkohë që dialogu dhe presidenti Thaçi po vazhdon të udhëheq bisedimet.