Shpend Ahmeti nga 100 premtime i realizoi vetëm 18

Nga 100 premtimet e kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, gjatë mandatit të tij dy vjeçar, janë përmbushur vetëm 18 prej tyre.

33 premtime janë filluar, përkatësisht janë marrë disa veprime simbolike në drejtim të realizimit të tyre, e 37 nuk kanë filluar fare.

Kështu thotë raporti i vlerësimit të përmbushjes së premtimeve elektorale të kryetarit të komunës së Prishtinës nga organizata INPO.

Raporti titullohet “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. Qëndrim Arifi nga kjo organizatë, tha se shtrohet nevoja e jashtëzakonshme që ekzekutivi i komunës të punojë me intensitet të shtuar me qëllim të realizimit të punëve të premtuara.