Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ‘’është shqetësuar’’ për anulimin e performancës të një artiste në Prishtinë, derisa kryeqyteti është në kaos pas reshjeve të mëdha të shiut.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook nuk tregoi se është marrë ndonjë hap për të përballuar reshjet e mëdha, e as ndonjë intervenim, ai tregoi se u anulua performanca që ishte paraparë të mbahet.

‘’ Me keqardhje ju njoftojmë që edhe sonte për shkak të reshjeve të shiut, përformanca e Ylli Megi anulohet dhe zhvendoset për një datë tjetër’’, shkroi Ahmeti derisa gjendja në Prishtinë për momentin është kaotike.

Metro iu sjell pamje nga sheshi kryesor në Prishtinë, ku shihet sasia e madhe e ujit që po rrjedh nëpër shesh.