Shpend Ahmeti: Më 6 tetor në kutinë e votimit keni me mbrojtur Kosovën

Koalicioni AAK-PSD, sot në Suharekë e ka hapur fushatën zgjedhore, nga ku u është bërë thirrje qytetarëve të vendit që të votojnë këtë koalicion që garanton 100 përqind shtet.

Në hapje të kësaj fushate mungonte kandidati për kryeministër nga ky koalicion Ramush Haradinaj, i cili është në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të pranishmëve u është drejtuar nënkryetari i AAK-së dhe kandidati për deputet Blerim Kuçi, i cili tha 6 tetori është referendum për Kosovën, e përmes këtij referendumi Kuçi tha se qytetarët e kanë mundësinë të votojnë për 100 përqind Kosovë.

“6 tetori i vitit 2019 është referendum për Kosovën, për të gjithë ju që e doni këtë shtet, e që doni të votoni për shtetin e Kosovës në këtë referendum e keni mundësinë e vetme që të votoni për numrin 119, për koalicionin 100 për qind Kosovë. Vota për shtetin e Kosovës është votë që votohet për kryeministrin Ramush Haradinaj. Votë që votohet për burrështetasin e shekullit 21, votë që votohet për 100 për qind Kosovë, 100 për qind shtet, dije, guxim, përkushtim. Më 6 tetor 2019, sikurse 6 tetor 68’, do të përhapet lajmi i vërtetë, për fitoren 100 përqind shtet”, tha Kuçi.

Ndërkaq, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti duke folur për bashkëpunimin e mëhershëm të koalicionin me AAK-PSD kërkoi votën e qytetarëve në Suharekë.Teksa foli edhe për dialogun me Serbinë, e sipas tij ende nuk ka kaluar koha e rrezikut të ndarjes së Kosovës. Për këtë arsye, i pari i PSD-së iu bëri thirrje që me 6 tetor të votohet për koalicionin e tyre për të mbrojtur Kosovën.

“Nuk ka kaluar koha e rrezikut, nuk është që nuk ka ende plane për të ndarë Kosovën. Nuk është që ka përfunduar edhe pse AAK bashkë me PSD-në i kemi ndalur disa procese të këqija. Jo vetëm për taksën, por edhe për platformën që e kemi bërë për dialog e besa I kë mi bërë edhe plot punë të mira siç është ushtria. Kë to vendime bë het vetë m kur ne bëhemi bashkë. Sot po dërgojmë edhe mesazh që të dielën me 6 tetor kur shkojmë tek kutitë e votimit nuk jeni duke votuar për Ramushin dhe për Shpendin jeni duke votuar për Kosovën. Në fund të fundit dijeni që kë to zgjedhje po mbahen dhe u shkaktuan pikërisht për shkak të skenarë ve për me nda Kosovë n. Prandaj me 6 tetor bashkëqytetarë të nderuar në kutinë e votimit keni me mbrojtur Kosovë”, tha Ahmeti.

Kurse, kandidati për deputet Daut Haradinaj, tha se qytetarët e vendit e kanë mundësinë historike më 6 tetor që të votojnë për koalicionin AAK-PSD, e që sipas tyre tek ky koalicion qytetarët e kanë garancën e shtetit të Kosovës.

“Është shumë e qartë arsyeja pse na sjellën deri tek zgjedhjet e jashtëzakonshme, ishte taksa, ushtria, ishte pengesa për mos me i lejua të tjerët me bë pazare me tokat tona, ishin vendimet që nuk iu kanë shkuar në favor atyre që nuk ia kanë dashur të mirën Kosovës dhe me të drejtë mendoj që Ramushi ia kthej sovranin popullit, ua kthej qytetarëve të Kosovës. Pra, çka nënkupton sovrani sot nënkupton shumë qartë, qytetarët e Kosovës kanë me vendos më datën 6 tetor se a ishin ato vendime të drejta apo jo. Në rast se ju mendoni se Kosova ka pasur të drejtë me pas ushtri, në rast se ju mendoni që është e padrejtë copëtimi i Kosovës, në rast se ju mendoni që Trepça është aset i Kosovës, sepse jemi rritur me sloganin Trepça punon Beogradi ndërton, ndërsa sot e kemi 100 përqind të shtetit të Kosovës. E keni shancën historike me datën 6 tetor, i madh e i vogël Suharekë sikurse zgjedhjet e fundit që i dhatë besimin Bali Muharremit t’i jepni besimin edhe kësaj radhe numrit 119, sepse aty e keni garancën e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Haradinaj tha se edhe vendimi për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj erdhi si pasojë e tribunalit politik të Hagës që po i persekuton ushtarët e UÇK-së dhe nuk ishte dorëheqje politike siç po e quan dikush.

Ai tha se Haradinaj kishte dhënë dorëheqje për të mos e dërguar të parin e shtetit përballë prokurorëve të pafytyrë të cilët e akuzojnë e tentojnë ta njollosin luftën tonë. Ai tha se data 6 tetor ka me ia dhënë përgjigjen të gjithë atyre që kanë tentuar me e dëmtua këtë vend.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit mbajnë numrin 119.

loading…