Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti kërkon hallallin e popullit pasi la pushtetin

Shpend Ahmeti ua ‘kërkoi’ hallallin qytetarëve të Prishtinës, për ‘idhnimet’, pasi ia dorëzoi detyrën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ahmeti falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe kritikat, dhe tha se ka hyrë i buzëqeshur dhe po del i buzëqeshur.

“Falemnderit qyteti ma i mirë në botë. Nder të isha në shërbimin tuaj! Flm për mbështetjen e kritikën. Ma bëni hallall për idhnimet. Qëllimet kane qenë dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë të mira. Kam hy me buzëqeshje dhe po dal me buzëqeshje. Love you Prishtinë!
Over and out”, ka shkruar Ahmeti.