Prishtinë

“Shpend Ahmeti, kah me ecë këmbësorët”? (FOTO)

Rrugët e Prishtinë janë shumë të ngarkuara me qarkullimin e veturave. Shumë shpesh kjo është ngritur si problem, komunikacioni i mbi-ngarkuar.

Por, përpos kësaj < mungesa e parkingut ka bërë që trotuaret e këmbësorëve të mbulohen nga veturat që nuk mund të gjejnë parking.

Gazetari dhe aktivisti i shoqëri civile, Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me këtë situatë, duke ju drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

“Shpend Ahmeti, kah me ecë këmbësorë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, shkruan Ballkani.info.

Rrugët e Prishtinës janë tejet të ngarkuara për veturat, por edhe për qytetarët që ecin pa mjete transportuese. /Ballkani.info/

Më poshtë fotografitë e publikuara nga Mushkolaj