Shpend Ahmeti jep dorëheqje

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit Ligji për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror janë në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka reaguar bashkëkryesuesi i këtij delegacionit, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se PSD-ja e pranon këtë vendim dhe anëtarët e këtij delagacioni nga radhët e kësaj partie do të japin dorëheqje.

“Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenesë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurfarë rëndësie ligjore:, ka shkruar Ahmeti, në profilin e tij në facebook.

Tutje Ahmeti ka njoftuar që do t’i dorëzojnë dorëheqjet, por do të vazhdojnë t’i japin qëndrimet e tyre rreth dialogut.

“Që nesër ne do t’i dorëzojmë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend. Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet koncesus dhe vendimmarje në Kuvend. Përndryshe, pas sfidimit të LDK dhe VV ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Do të vazdojmë të japim qëndrimet tona konstruktive përmes grupit tonë parlamentar.”/Ballkani.info/

loading…