Shpend Ahmeti ia dhuron çmimin “Çelësi i Qytetit”, legjendës Sabri Fejzullahu

Sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ja ka dhuruar çmimin “Çelësi i Qytetit” këngëtarit legjendar Sabri Fejzullahu.

Ky çmim iu nda këngëtarit me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ku u mbajtën një varg aktivitetesh.

Ndarja e këtij çmimi për kontributin e dhënë të Sabriut në muzikën shqiptare tash e më shumë se 50 vite në skenë, ishte i mirëpritur nga këngëtari.