Kryetar i PSD-së dhe kryetari i Prishtinës, Shend Ahmeti ka thënë se nëndega e PSD-së në lagjen Kolovicë, do t’i ndihmojë në identifikimin e prioriteteve për lagjen.
“Këtë javë kemi zyrtarizuar hapjen e nëndegës së PSD në Kolovicë. Sivjet kemi edhe linjë të veçantë në buxhetin e infrastrukturës për Kolovicë. Nëndega jonë përveç organizimit do të na ndihmojë edhe në identifikimin e prioriteteve për lagjen”, ka shkruar Hameti në Facebook.







