Qytetarët e Prishtinës janë ankuar këto ditë për mospastrimin e borës nga trotuarët dhe rrugët kryesore.
Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti kanë thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe se kompanitë e pastrimin e kanë kryer punën siç duhet.
Çështja e pastrimit të borës është komentuar edhe në rrjetet sociale.
Mirëpo, një koment në Twitter ka bërë që të reagojë edhe kryetari Ahmeti, shkruan Ballkani.info.
Një e re ka shkruar dhe e ka “tagertu” Ahmetin në Twitter se “Nëse unë thena n’midis tu ecë nëpërr trotuare n’Prishtinë a shkon @ShpendA me mi kry provimet e afatit t’janarit?”.
Përgjigja e Ahmetit ka qenë ironizuese, por edhe epike. “Çfarë lënde?”, i është përgjigjur Ahmeti studentes. /Ballkani.info/








