Shpend Ahmeti i emocionuar me fitoren e Kosovës

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur tejet i gëzuar me fitoren e Kosovës në ndeshjen e sontme kundër Maltës në futboll.

Ahmeti, i cili edhe ishte në stadiumin “Fadil Vorkrri”, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ndeshje i ofroi “super emocione”.

“Super emocione në Fadil Vokrri. Urime Kosovë! Falemnderit djema për këtë ndjenjë në kryeqytetin tonë!”

Kosova ka shënuar fitore 3-1 ndaj Maltës, në ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo e vlfshme për kualifikm në këtë ligë.