Shpend Ahmeti ka marrë përsipër tri poste.

Ai është kryetar i Prishtinës, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëkryesues i Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Ahmeti u përballë me akuza nga qytetarët se po e lë pas dore kryeqytetin për detyrat e tjera që ka.

Një gjë të tillë ai e ka mohuar duke thënë se fle dhe çohet me problemet e Prishtinës.

https://www.youtube.com/watch?v=RDdAfVritnc