Kryetari

Shpend Ahmeti emëron drejtorin e ri të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka emëruar Bujar Gashin drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti, i cili ka shkruar në Facebook se emërimin e Gashit e ka bërë pas rezultateve të tij në fushën e urgjencës dhe menaxhimit shëndetësor.

“Sot kam emëruar drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Bujar Gashin. Dr. Bujari është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare. Në vitin 2016 e kemi zgjedhur si drejtor të Qendres së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjencës dhe menaxhimit shëndetësor”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka thënë se bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare në komunën e Prishtinës, Dr. Bujari është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformen në Shëndetësinë primare në Prishtinë.

Ndërkaq, me 7 nëntor të këtij viti, Ahmeti ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Shëndetësisë Arben Vitia, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje