Shpend Ahmeti dhe Berat Buzhala e shikuan bashkë Kosovën kundër Malit të Zi

U luajt në Podgoricë ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Ky takim, i cili u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që i ka dhënë UEFA Malit të Zi, u mbyll në barazim 1-1.

Mirëpo, në stadium ishin dhjetëra kosovarë, shkruan Ballkani.info.

Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, këshilltari i kryeministrit, Gazmend Abrashi, gazetari Berat Buzhala, udhëheqësi i tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, etj… /Ballkani.info/