Shpend Ahmeti: Çdo ditë i kërkoj Albinit të ulemi e t’i sqarojmë disa gjëra

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti thotë se ish-partia e tij e ka tepruar me akuza të pabaza ndaj tij dhe anëtarëve të partisë së tij.

Thotë se është partia e Albin Kurtit që nuk pranon takimet me PSD’në dhe se nuk po dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

“Nuk domethënë që ne duhet me mëndu krejt si Albini nëse jemi në opozitë. Jo o burrë, mos ma impono mendimin. Na e dimë kush jemi. As mos dil në TV me na tregu qysh na s’po dojmë me e rrëzu Qeverinë derisa një nënshkrim s’e jepin”, tha Ahmeti në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Ahmeti i ka kujtuar Kurtit kritikat ndaj të partit të LDK’së, Isa Mustafa.

“Vetëvendosje nuk takohet me neve. Shkon ia zgjat dorën tulifar politikani atje që s’ka lënë gjë pa thënë me të e nuk i vjen në varrim të babës së Visar Ymerit. A aq shumë janë qorruar me këtë far inati që s’po munden me tejkalu”, tha Ahmeti.

“Lërini këto konspiracione. Nuk ka në gjëra të tilla pazare. Jeni duke e sulmu të vetmin dokument, të vetmin grup që po mundohet me e ndalë Thaçin në mënyrë institucionale”, tha ai.