Bora

Shpend Ahmeti bën thirrje për kujdes në vozitje

Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të borës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë natës ka bërë të ditur se ekipet janë në terren për të pastruar rrugët që i ka mbuluar bora në kryeqytet.

“Ekipet janë në terren. Kujdes në vozitje dhe sipas informatave do të kemi reshje ne dy orët e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.