Shpend Ahmeti: Amerika për çdo marrëveshje – Gjermania e Britania kundër kufijve

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti, duke folur për takimin e Berlinit, ka vlerësuar se nuk presin shumë, por sipas tij, Gjermania dhe Franca kanë marr rolin kyç për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të gjitha shtetet që janë të kyçura në proces pajtohen se ka gjasa, që sivjet të arrihet një marrëveshje, mes Kosovës dhe Serbisë, por siç dihet tani ka stagnim të dialogut”, ka theksuar Ahmeti.

Derisa duke folur për taksen, ai ka theksuar se nuk pret të lëvizin qëndrimet nga Kosova.

Ahmeti ka thënë se amerikanët, vlerësojnë, se duhet të hiqet taksa për të lëvizur drejt një vazhdimi të dialogut.

Derisa duke folur për idetë rreth kufijve, Ahmeti ka theksuar, se diskutimet ishin gjithmonë nga prapaskenat, por asnjëherë jo zyrtarisht.

“Por tani është hera e parë që kemi dy qendrime, Amerika e ka qëndrimin se nëse të dy palët merren vesh, atëherë ajo do të pranoj një marrëveshje të tillë nëse normalisht përputhen interesat amerikane, derisa, Gjermania por edhe Britania e Madhe, nuk janë për çdo lloj marrëveshje, e cila mund të prekë edhe kufijtë.

Ahmeti këto komente i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës.