Shpend Ahmeti: Amerika nuk i jep vizë asnjë zyrtari kosovarë pa u heqë taksa

Bashkëdrejtuesi i Ekipit Negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti ka thënë sonte se Amerika po kërkon heqjen e taksës për shkak të miqësisë që ka me Kosovën dhe për shkak të interesave të tyre.

Sipas tij, Amerika nuk ka thënë se do të vendos embargo për Kosovën.

Mirëpo, Ahmeti e ka thënë një të vërtetë të hidhur.

“Pa u heqë taksa nuk mund të vini në Amerikë. Asnjë zyrtar i Kosovës nuk do të mund të merr vizë amerikane. Kështu që ata po na thonë as mos apliko se dilni keq, sepse s’mund të ju japim viza”, ka thënë Ahmeti në Dukagjin, transmeton Ballkani.info.