Shpejtim Bulliqi i VV-së: Janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, ministrit të Albin Kurtit!

Shpejtim Bulliqi i cili u zgjodh kandidat për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje ka reaguar pas sipas tij disa lajmeve që po qarkullojnë në portale.

Ai thotë se këto lajme kinse ai do të ç’rrënjos Rugovizmin në Llap po bëhen me qëllim që të sulmojnë VV-në dhe personalisht atë nga frika e humbjes së pushtetit.

Sipas Bulliqit janë djemtë e Agim Veliut të cilët janë shfrenuar me shpifje të ulëta sepse kanë frikë të humbin pushtetin.

“Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune, nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos rugovizmin në Llap, e vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë”, shkruan Bulliqi.

Agim Veliu është ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës në qeverinë që drejtohet nga Albin Kurti, kryetari i VV-së. /Ballkani.info/