Shpejtim Bulliqi ‘hallashtiset” me Kuvendin, thumbon LDK-në

Shpejtim Bulliqi e ka mbajtur fjalimin e tij të fundit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Bulliqi do ta lërë postin e deputetin, për të shërbyer si kryetar i Podujevës, ku të dielën i fitoi zgjedhjet duke e mposhtur kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudari.

Në fjalimin e tij ai ka falënderuar Vetëvendosjen edhe aktivistët që ndihmuan në fitoren e tij.
Ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe partinë kundërshtare, veçanërisht ministrin Arban Abrashi të cilin e ka falënderuar për asfaltin që sic ka thënë ai është 2 centimetra.

“Dje ishte ditë zgjedhore në Llap andaj më lejoni që na këtu t’i përgëzoj të gjithë qytetarët e Llapi për një fitore mahnitëse dhe ndryshimin pas 20 viteve atje. Prej dje Llapi e Gollaku qytetarëve të vet ia ka kthyer komunë. I përshëndes të gjithë qytetarët llapjan, deputetët e VV-së, Aktivistët dhe qytetarët që na ndihmuan që këtë fitore ta bëjmë më të lehtë dhe VV ta vëmë ta parë”, tha ai

“Falënderoj ministrin Abrashi për asfaltin, për që permes atyre 2 cm ka bërë punë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai është zotuar se do të punojë fuqishëm për Podujevën.

“Nesër si kryetar i Podujevës do të jem kryetar që do të punoj fuqishëm. Zotohem se do ta bëjë punën me ndershmëri, transparencë në të gjitha fushat, me paranë publike, arsimin, shëndetësinë, subvencionet. Prej dje qytetarët e Llapit od ta ndjejnë dorën e barabartë të pushtetit lokal dhe bashkërisht do të arrijmë t’i realizojmë kërkesat e tyre”, tha ai.