Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, përkatësisht tek lokacioni i njohur si “Rrethi i Marigonës”.
Në disa pamje, shihet se një kamion që po transportonte pije Coca-Cola është përplasur duke shkaktuar aksident.
Kjo ka bërë që rruga në atë pjesë të mbushet me pijet e gazuara që kamioni po transportonte.

Sipas dëshmitarëve, kamioni ishte duke vozitur me shpejtësi të lartë.








