Shpat Kasapi kurorëzohet me Selvijen

Këngëtari ka kurorëzuar dashurinë me partneren.

Shpat Kasapi, njoftoi përmes rrjeteve sociale se tashmë Selvija mban mbiemrin e tij.

“Selvije Kasapi nga tani, 09/06/2021”, shkroi Shpat Kasapi në mbishkrimin e postimit derisa ka publikuar një fotografi bashkë me gruan.

Ndryshe, artisti shqiptar vitin e kaluar është fejuar duke e bërë publike lidhjen e tij edhe në media.

Theksojmë se, Shpat Kasapi kishte zbuluar në njërin nga emisionet televizive se me Selvijen janë njohur në një sallon bukurie.