Shpat Kasapi konfirmon lidhjen: Kjo është e dashura e tij

Shpati i dedikon fjalë romantike të dashurës.

Këngëtari Shpat Kasapi tash e një kohë komentohet për lidhjen e re të dashurisë.

Madje, artisti ishte fotografuar pranë saj në një mbrëmje, e tash ata nuk e fshehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Në fotografinë e fundit të Shpatit, e dashura nuk hezitoi t’i komentonte me një emoji kurore dhe një zemër të kuqe.

Ndërsa, Shpati i replikoi menjëherë me fjalët e ëmbla, duke shkruar  “Ti je plot dashuri” dhe ia bashkëngjiti edhe dy zemra.

Kujtojmë se Shpat Kasapi është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ndërsa aktualisht po shijon suksesin e atyre të fundit.