Shoshi: PDK-ja po merr mbështetje nga qytetarët e Istogut

Kandidati i PDK-së për deputet nga Istogu, Lulzim Shoshi, ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së.

Ai ka thënë se është i entuziazmuar me gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre që rikonfirmuan në këtë takim për ta bërë PDK-në partinë e parë në Kosovë. “Potenciali më i madh që ka vendi jonë është rinia, andaj i përgëzoj për punën dhe vullnetin e tyre të treguar në teren, duke qëndruar çdoherë afër qytetarëve. Bashkohuni me ne “Për Ty dhe për shtetin’”, ka shkruar Shoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

loading…