Shoqja e zemrës dhe ish i dashuri i Bora Zemanit do dalin çift nga Big Brother VIP?

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj kanë nxitur reagime të shumta në rrjet për shkak të afrimitetit që kanë shfaqur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të dy janë përfolur në mediat online se kanë diçka më shumë se miqësi dhe janë nxitur spekulime se do të bëhen çift. Semi Jaupaj është cilësuar si shoqja e zemrës e Bora Zemanit, me të cilën Donald Veshaj ka pasur një romancë.

Mbetet për tu parë nëse do të ketë diçka përtej miqësisë mes Semit dhe Donaldit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.FOTO GALERI1/9