Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga policia për ‘nxitje të përçarjes’ përmes rrjetit social.

Ndërsa një dëshmitar mashkull poashtu shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia përmes raportit.