Shoqata e Pulmologëve: Të lirohet dhe të kthehet në punë Ibrahim Hoti

Shoqata e Pulmologëve të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse të lirojnë pulmologun nga Podujeva Ibrahim Hotin.

Kjo shoqatë kërkoi që Hoti të kthehet menjëherë në vendin e punës.

Njoftimi:

Shoqata e Pulmologeve te Kosoves eshte njoftuar nga mediet per arrestimin dhe suspendimin e kolegut tone Dr. Ibrahim Hoti, akt ky i paprecedente i cili eshte bere pa u vertetuar paraprakisht rrethanat dhe pa u sqaruar ngjarja ne teresi.

Me indinjaten me te thelle, Shoqata i ben thirrje autoriteteve pergjegjese qe sa me pare ta lirojne Dr. Ibrahim Hotin, dhe te kthehet menjehere ne vendin e tij te punes, ne menyre qe pacientet te mos privohen per asnje moment nga trajtimi i nevojshem.

Veprime te tilla e denigrojne personalitetin e mjekut dhe e dekurajojne ate ne luften e perditshme kunder pandemise COVID-19. Te gjithe punetoret shendetesor, sidomos ata qe kane qene ne balle te luftes kunder pandemise gjate muajve te fundit, kane punuar jashtezakonisht shume, me orare te stergjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishem te familjet e tyre.

Dr. Ibrahimi eshte i vetmi pulmolog ne institucionet publike shendetesore te Komunes se Podujeves, dhe tani ne kulmin e pandemise, kur numrat e pacienteve te cileve ju nevojitet trajtimi jane me te larta

se kurre, ky veprim i ngutshem eshte kunder cdo arsyeje te shendoshe.

Si perfundim, Ne si Shoqate kerkojme qe edhe nese nuk e kemi perkrahjen e mjaftueshme, se paku na

lejoni t’a kryejme detyren tone gjate ketyre koheve te renda.