Shoqata e Naftarëve të Kosovës bën thirrje që t’i thuhet STOP korrupsionit

Shoqata Naftarëve të Kosovës, me rastin e ditës kundër korrupsionit ka bërë thirrje që t’i thuhet stop kësaj dukurie negative në vend.

Sipas kësaj shoqate, korrupsioni zhvillohet nëpër sektorë të ndryshëm, duke filluar nga favorizimet në tenderë publikë, korrupsion në licenca, vazhdimi mbajtjes së monopoleve të kompanive të caktuara si dhe pengime të shoqatës për aprovimin e ligjeve.

“Ritheksojmë që dukurive të lartë cekura duhet t’u themi STOP përgjithmonë dhe kjo ndalesë të fillojë nga kjo ditë e rëndësishme kundër korrupsionit”, shkruan në komunikatën e ShNK.