Shoqata e Naftarëve mbanë konferencë lidhur me rritjen e çmimit të naftës

Shoqata e Naftarëve të Kosovës sot do të mbajnë konferencë për media lidhur me aktualitetin e fundit për rritjen e çmimeve të naftës në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani dhe perfaqësues të tjerë të kësaj shoqate, mbajnë konferencë lidhur me akualitetin rreth çmimeve të naftës.

Konferenca do të mbahet në objektin e Odës Ekonomike të Kosovës, në ora 10:00.

Është raportuar që në disa ditë për situatën në Kosovë, njëri nga vendet më të varfra në rajon, paguan për naftë më shumë se në vendet fqinje.

Reagim ka pasur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje, ku ka thënë se ky është dëmtim financiar i padrejtë i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe është i patolerueshëm.

Kryeministri Haradinaj ka dalë kundër rritjes së çmimit të naftës në Kosovë dhe ka thënë se kjo po bëhet nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë.

Kjo gjendje alarmuese ka çuar në dyshime se në mes të ndërmarrjeve ka pasur një marrëveshje të fshehtë për mbajtjen e çmimeve mbi nivel.

Në këtë periudhë në botë, çmimi mesatar i naftës është 1 dollar për litër, ndërkaq, Kosova po figuron në vendet ku për një litër naftë paguhet më së shumti. Sa kosovarët po paguajnë edhe në Singapor, Luksemburg e Lituani